Mesazhi në letër? Ish- burri i Ledjonës tregon të vërtetën e tij: Vjehrri më dhunoi fizikisht! Më dhunuan edhe gruan shtatzënë
Në një intervistë të dhënë në “Mos i bjer me top”, ish-bashkëshorti i Ledjonës, Jorgen Xoxi ka hedhur poshtë akuzat se ka dhunuar vjehrrin aktual, madje pretendon të kundërtën.
“Një gazetare, shoqja e Ledjonës deklaroi një vendim gjykate, ku thuhej se keni dhunuar vjehrrin tuaj aktual, dhe një audio e vajzës së bashkëjetueses suaj që thoshte se ishe dhunues dhe kishit ushtruar dhunë mbi gjyshin e saj.”-pyeti gazetari.
“Të vërtetën e kësaj e di komisariati i Korçës. Atë ditë kisha dalë dhe më ka kontaktuar nusja ‘hajde se erdhi mamaja ime po më fyen’ se nuk pranonte lidhjen tonë, kjo është arsyeja.
Vajtëm në komisariat bëmë denoncimin, ata nuk merrnin masa për atë zonjë thanë, erdhi ajo me vajzën e Marinelës. Ata e mbajnë në shtëpi dhe e duan prap të kthehet atje.
Kemi 3 vite e gjysmë, unë kam dalë jashtë. Ishte shtatzënë, po e tërhiqte për flokë, polici ishte në këmbë unë kam reaguar. Me këtë grua do merrem unë tha.
Më ka goditur nga mrapa mua, ka dalë shefi i krimeve dhe më kanë tërhequr zvarrë. Më kanë futur brenda, edhe zonjën time e kishin marrë zvarrë dhe i kishte rënë të fiktë.
Me erdhën me një shkresë ti do ikësh për Drenovë thanë, thash të hapen kamerat, do ta ndjek me organet kompetente thash. Vinte kërcënonte thërriste. Unë isha me baxhanakun tim për një drekë dhe me ka thënë mamaja po vjen babai po ju kërcënon”-tha ish burri i Ledjonës.
LETRA

Ish-bashkëshorti i gazetares tha se letra nuk ishte për ta sulmuar, por ka shprehur se nuk është ndjerë mirë që nuk e vuri në dijeni për futjen brenda Big Brother.
“Nuk doja ta sulmoja Ledjonën, do bënte mirë ta hapte ta lexonte atë letër, i kam thënë që nuk jam ndjerë mirë që nuk më ke lajmëruar për hyrjen tendë. Ti e di sa kam bërë unë për atë çupë. Unë kujdesesha për vajzën, e kam me fakte dhe ajo e di shumë mirë. I kam thënë që nuk jam këtu që të prish imazhin tënd, ti vazhdo ta bësh rrugëtimin tënd dhe ta bësh vajzën krenare. Për ti mbyllur gojën publikut që flasin për të dy.”
Madje, ish-bashkëshorti i uron edhe fitoren Ledjonës.
“Nuk kam asgjë personale me Ledjonën, është nëna e fëmijës sim. Për at që kam reagua,r një prind mund të më kuptoj, dhe Ledjonës i uroj për Fitore. Vajzën nuk e kam ndaluar (tregon dokumente).”/ TCH


