“Ethe” lufte në Tajvan
Për 24 orë, Tajvani është vendosur në një rrethim kinez, teksa autoritetet në ishull kanë numëruar të paktën 33 avionë ushtarakë dhe 7 anije luftarake që kanë fluturuar dhe janë sjellë në det rreth territorit të tyre.
Ky është numri më i lartë i mjeteve ushtarake të Kinës që kërcënojnë Tajvanin, që nga zgjedhjet presidenciale të 13 janarit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në ishull.
Dy balona kineze me ajër të nxehtë u vunë re gjithashtu mbi ngushticwn qw ndan territorin e rivalwve, rreth orës 06:00 me kohwn lokale.
“13 avionw e kaluan vijën neutrale” deklaroi Taipei, duke iu referuar kufirit jozyrtar midis Kinës dhe Tajvanit që Pekini nuk e njeh.
Votuesit e Tajvanit kanë zgjedhur Lai Ching-te të Partisë Demokratike Progresive si president qw ka premtuar të mbrojë territorin nga kërcënimet e Pekinit.
Kina, e cila e konsideron Tajvanin provincën e saj dhe synon ta ribashkojë atë, qoftë edhe me forcë nëse është e nevojshme, e konsideron Lai një separatist të rrezikshëm dhe i ka kërcënuar mbështetësit e tij me pasoja të rënda.

