Luan Rama nxjerr "sekretin" e Elisa Spiropalit: Përballë ajo është Glamour

Ish-Ministri Luan Rama, së fundmi ka dhënë një intervistë të rrallë sa i përket jetës së tij private dhe karrierës politike.

Ish-politikani i cili tashmë drejton emisionin e tij në Ora News, së fundmi ka qenë i ftuar përballë moderatores Ester Bylyku, ku diskutoi mbi këndvështrimet e tij për politikanët e tjerë.

Fillimisht ai theksoi se e cilëson Fatos Nanon si një nga miqtë e tij më të mirë politikan ndërsa nuk la pa përmendur edhe Elisa Spiropalin.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët/et, ndryshe duket në televizor dhe tërësisht ndryshe është përballë?

Luan Rama: Do të thoja Elisa Spiropali. Ndryshe është në politikë, ndërsa përballë mund të them se është më 'Glamour'.