Neziri: Opozita në RMV ka fjalor të ashpër për temat nacionaliste, bojkoton qeverinë e re teknike

Analisti Xhelal Neziri në një intervistë në Ora News foli për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut. Neziri u shpreh se partia opozitare VMRO DPMNE njihet për fjalor të ashpër për temat nacionaliste dhe se bojkoton ministrant e qeverisë teknike.

Neziri: Mendoj se qëndrimi i VMRO DPMNE opozitare është një strategji parazgjedhore.

E cila njihet për një falor të ashpër për nacionalizmin maqedonas dhe trajtimin e temave që janë në interes të shqiptarëve.

Kjo nuk është hera e parë që opozita nuk voton për ministra të qeverisë teknike.

Kjo është qeveria e tretë teknike që formohet dhe gjithmonë kemi pasur kundërshti nga opozita.