U arratis nga kazerma, "Vëllai i Madh" merr vendimin për Vesën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2024, 17:40
Siç e kemi parë në shtëpinë më të famshme disa prej banorëve u izoluan në kazermë prej Vëllait të Madh. Mirëpo kjo gjë nuk zgjati shumë pasi njëra prej banoreve u arratis prej atje.
Bëhet fjalë për Vesën, ku produksioni mori një vendim të rëndësishëm për të.
Brenda ambienteve të shtëpisë ditën e sotme erdhi një zarf i kuq i cili urdhëroi që Vesa do të shkojë automatikisht në nominim për javën e ardhshme, dhe ky si një "dënim" për arratisjen e saj nga kazerma.
