Rebelët Houthi urdhërojnë largimin nga Jemeni të punonjësve humanitarë nga SHBA dhe Britania
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2024, 21:11
Punonjësve të ndihmës humanitare nga Britania dhe SHBA u është kërkuar të largohen nga Jemeni nga autoritetet Houthi në vend, sipas Sky News.
Në letrën drejtuar koordinatorit të Kombeve të Bashkuara të vendit, ministria e punëve të jashtme e kontrolluar nga Houthi-t kërkon që punonjësit e ndihmës me shtetësi amerikane dhe britanike të largohen brenda 30 ditëve.
Ky vendim pason sulmin e dytë ajror të përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së kundër forcave Houthi, që synojnë ndalimin e goditjeve të anijeve në Detin e Kuq.
Letra gjithashtu u bën thirrje agjencive të ndihmës që të mos rekrutojnë asnjë punonjës me shtetësi të dyfishtë nga MB dhe SHBA në 30 ditët e ardhshme.

