“O super pjeshkë”/ Rudina tregon porosinë që i ka dhënë Olsit para se të futej në BBV
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 00:00
Ditën e sotme “Big Brother Fan Club” nisi nga puna për të pasqyruar dinamikat e ‘BBV3’, nën drejtimin e Enxhi Nasufit.
Një ndër të ftuarat e ditës së sotme, ka qënë aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila ka dhënë komentet e saj në lidhje me personazhet e njohur që i janë bashkuar edicionit të tretë të “Big Brother Vip”. Ndër personazhet e shumtë, ai që është paksa më i veçantë për Rudinën është Olsi Bylyku, i cili është mik i saj.
“Mezi prita të hynte. Nuk e kisha të sigurt që do hynte por që në momentin që u përfol, kam folur çdo ditë në telefon me të dhe i kam dhënë një porosi. Jam shumë në ankth nëse ai do ma mbarojë si porosi dhe vetëm aty më rreh domethënë. Vetëm ajo gjë më intereson”.
