U përjashtua nga BBV3, reagon Klodian Duro: Deklaratë e gabuar, ndjesë për të gjithë publikun!

Pas përjashtimit nga Big Brother Vip 3 pas deklaratave të tij për dhunë ndaj bashkëshortes, ish-futbollisti Klodian Duro ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai shkruan se shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i le vend keqinterpretimit.

Duro: Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugëtimi im ne Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bere një deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani qe e shoh me ftohtësi dhe qe i le vend keqinterpretimit.

Me vjen keq qe nuk arrita dot te përcillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjate qëndrimit ne shtëpinë e Big Brother. Një ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithë banoreve!

U përjashtua nga BBV3, reagon Klodian Duro: Deklaratë e gabuar,