Primera Division, përmbledhje e javës
Barcelona vazhdon me fitore ndërsa Mallorca ishte viktima e radhës. Katalanasit kanë mposhtur Malagan me rezultat 4-2. Goli i parë erdhi nga Xavi Hernandez në minutën e 28-të, ndërsa Lionel Messi e dyfishoi rezultatin në minutën e 44-të. Me këtë gol, Messi barazoi rekordin e Peles me75 gola të shënuar brenda një viti kalendarik.Vetëm një minutë më vonë, Tellongriti epërsinë e miqve në 3-0.Në pjesën e dytë, me dy gola të njëpasnjëshëm, Mikael Pereira në minute e 55' dhe Victor nga penaltia në minute e 58, vendasit e ngushtuan rezultatin në 3-2. Ndeshja nuk do të përfundojë këtu pasi është përsëri Leo Messi, që shënon golin e dyte përsonal dhe të katërtin për skuadren e tij duke vulosur rezultatin e ndeshjes por edhe duke e thyer rekordin e sipërmendur të Peles. Barcelona vazhdon të kryesojë La Ligan me 31 pikë, duke shënuar 10 fitore, 1 barazim dhe ansjë humbje në 12 javë kampionat.Një fitore të rëndësishme në transfert ka arritur edhe Real Madrid i cili ka mposhtur me rezultat 2-1 skuadrën e Levantes në takimin e zhvilluat mbrëmë në Estadio Kuidad de Valencia.Goli i parë në këtë takim erdhi nga Cristiano Ronaldo në minutën e 21-të duke i dhene avantazhin skuadres së tij që nuk do të ndryshojë në 45 minutat e parë. Në pjesen e dytë ata që do të gjejn rrugen e rrjetes janë vendasit në minutën e 62-të, Obafemi Martins jep një assist për Angel Rodriguez, i cili e barazon rezultatin, 1-1. Golin e fitores për madrilenet vjen në nga Alvaro Morata në minutën e 84-të i cili ijep tre pikë të cmuara skuadres së Hoze Morinhos.Vlen të theksohet se në këtë përballje madrilenet nuk arrijnë të realizojnë një penallti me anë të Xabi Alonso. Pas kësaj Fitore real ndodhet në vendin e tretë në kuoten e 23 pikëve 8 më pak se Barcelona.Ndërsa edhe Atletiko Madrid në këtë fundjavë ka arritur një fitore ndaj skuadres së Gatafes 2-0. Golat në katë takim u shënuan nga Adrian në minute e 23, dhe arda Turan në të 42 duke e mbyllur ndeshjen që në pjesen e parë.Kështu në ndeshjet e tjera të premiera division u shënuan këto rezultate Real Betis - Granada 1-2Rayo Vallecano Celta Vigo 3-2 Espanyol Osasuna 0-3 Zaragoza - Deportivo La Coruna 5-3 Málaga - Real Sociedad 1-2 Valladolid - Valencia 1-1 Atl. Bilbao - Sevilla 2-1