Ledioni i tërheq vëmendjen Romeos: Të lutem, pak respekt...

Gjatë spektaklit, para se t'i kërkonte mendimin opinionisteve në lidhje me mospëlqimin e banorëve për rolin e Ilnisës si lidere, Ledioni i ka bërë një "kritikë" Romeos.

Ky i fundit ka pasur në dorë një vape, dhe moderatori i spektaklit televiziv "BBVA3", i ka kërkuar që ta hiqte nga dora.

"Ki pak respekt për teleshikuesit. Dhe un pi duhan, por të lutem për kaq kohë televizive të kesh pak respekt", i tha Ledioni.