FOTO/ U largua nga shtëpia pa treguar arsye, reagon Drini: Nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2024, 15:45
Drini Zeqo ishte banori i parë që ndërpreu rrugëtimin e tij në shtëpinë e spektaklit televiziv "BBVA3".
Pak para çastesh ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Instagram", ku ka treguar arsyen se pse zgjodhi të largohej.
"Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!"-ka shkruar ai.
View this post on Instagram
