Dhunoi për vdekje foshnjën 6-muajshe, nëna greke futet në burg: Nuk mendoja se do e vrisja!

Nëna 37-vjeçare greke e cila akuzohet se ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6-muajshe ka shkuar në burg. Pas një procesi rreth tre orë prokurori mori vendimin që nëna të futej në burg.

Sipas raportimeve nga mediat greke babi i foshnjës i ka bërtitur “Turp të kesh” gjatë momentit që po bëhej transferimi i saj. Prokuroria ka ngritur kallëzim penal ndaj 37-vjeçares për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore.

“Nuk mendoja se do e vrisja fëmijën tim në atë kohë..," tha ajo. Përmes avokatit të saj, ajo ka paraqitur kërkesë për ekspertizë psikiatrike pasi raportohet se po përballet me probleme të rënda psikologjike për të cilat ishte shtruar në spital në të kaluarën dhe merrte mjekim.

Sipas të dhënave mjeko-ligjore, foshnja kishte thyerje të kafkës dhe lëndime të shumta në fytyrë dhe zgavrën e gojës. Më herët, babai i foshnjës ka ngritur një padi kundër disa personave përmes avokatit të tij, Stelios Sourlas.

Sipas avokatit padia i drejtohet nënës 37-vjeçare, prindërve të saj dhe të afërmve të tjerë, me akuzën e fyerjes dhe kërcënimit, për sulmin që ka marrë në varrimin e foshnjës.

Më tej, avokati ka bërë padi ndaj familjes së 37-vjeçares pasi siç pretendon ai, prindërit e saj e kanë ditur për gjendjen e trazuar mendore, por nuk kanë bërë asgjë. Babai i foshnjës ka deklaruar se është larguar nga shtëpia pasi kishte frikë se partnerja do ta vriste në gjumë.