Armie Hammer: U nda me partneren tre muaj pas fejesës së tyre

Tre muaj pas fejesës së Armie Hammer me Marina Gris, çifti vendosi të ndahej. 26-vjeçarja ka qenë ajo që ka njoftuar ndarjen e tyre përmes llogarisë personale në Instagram.

Me një insta story ajo ka shpjeguar për ndjekësit se ajo dhe aktori vendosën t’i japin fund fejesës një muaj më parë.

Çifti ishte fejuar në fshehtësi ekstreme në tetor, ndërkohë që pothuajse askush nuk dinte shumë informacione për partnerin e ri të aktorit.

“Me zemër të rëndë njoftoj përfundimin e rrugëtimit tim me Armin. Një kapitull që ishte thellësisht personal dhe shumë i rëndësishëm në jetën time u mbyll një muaj më parë”, ka shkruar fillimisht Marina Gris në historinë e saj në Instagram.

Më pas ajo shpjegoi se është në dijeni të “historive që qarkullojnë rreth aktorit” i cili është akuzuar për abuzim dhe përdhunim, ndërsa ka thënë gjithashtu se “eksperiencat e saj me Hammerin kanë qenë pozitive dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë këto akuza”.

“Unë flas vetëm nga perspektiva dhe përvojat e mia dhe nuk jam përgjegjës për asnjë nga marrëdhëniet e tij të kaluara, aktuale dhe të ardhshme. Marrëdhënia jonë ishte një vend ku u ndjeva thellësisht e vlerësuar, e mbështetur, e dashur dhe e kuptuar”, ka shkruar ajo.

Ajo shpjegoi më tej se Hammer është një “zotëri” dhe tha se plani i tyre për t’u martuar ishte “i rrënjosur në forcë, inkurajim dhe kujdes të thellë të ndërsjellë”. Megjithatë, ajo e quajti ndarjen e tyre “të vështirë”.

Së fundi, ajo ka shprehur mirënjohjen për momentet e bukura që ka kaluar dhe i ka uruar aktorit më të mirat për të ardhmen e tij.

“I jam mirënjohës kësaj marrëdhënieje për dashurinë dhe mbështetjen që kam marrë, por tani është një kapitull i mbyllur. Ndërsa i uroj Armie lumturi, i mbaj me dashuri kujtimet tona, duke përfshirë të qeshurat dhe kohët e ëmbla që ndamë. Ji e lumtur”, ka shkruar ajo në fund të postimit të saj.