Zbulohet data e lansimit të kufjeve Apple Vision Pro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2024, 17:20
Kufjet e shumëpritura të Apple të realitetit të përzier, “Vision Pro” do të dalin në shitje në SHBA duke filluar nga 2 shkurti, njoftoi kompania të martën.
Para-porositët për kufjet me teknologji të avancuar do të hapen më 19 janar.
Siç raportohet pajisjet do të jenë të disponueshme për t’u blerë në të gjitha pikat e Apple në SHBA, si dhe përmes dyqanit online të kompanisë.
Kufjet Apple Vision Pro u prezantuan në qershor të vitit të kaluar në Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC) 2023.
Studim: Zbulohet mosha e vërtetë se kur piqen burrat
9 Janar, 16:56
Pajisjet kanë teknologji të realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit virtual (VR) dhe funksionojnë me sistemin operativ visionOS.

