Alarm për alergjitë tek fëmijët: Ushqimet e përpunuara rrisin mundësinë me 34 % tek të vegjlit

Ushqimet e përpunuara shtojnë deri në 34 % alergjitë te fëmijët, veçanërisht tek ata të moshës 3 vjec. Studimi është realizuar në mbi 100 mijë fëmijë dhe 67% të kalorive e marrin nga ushqimet e përpunuara.

Mishi i gatshëm, makaronat, salcat, patatet dhe shumë produkte të tjera ushqimore të cilat janë të përpunuara dhe konsumohen te tilla shtojnë alergjitë tek fëmijët deri në 34%, sipas një studimi.

Gjetjet mbi dëmet në organizëm mbi rreth 105 mijë fëmijë, ka rezultuar se ushqimet shumë të procesuara, me vlera të ulëta ushqyese dhe përmbajtje të lartë sheqernash e yndyrash, lehtësojnë ndjeshëm shfaqjen e alergjive.

Gjatë 10 viteve të fundit shqetësimet ushqimore janë rritur, kryesisht tek fëmijët e moshës deri 3 vjeç, janë trefishuar.

Në bazë të një teknike jo invazive të përdorur për herë të parë, vërtetohet se akumulimi i substancave të dëmshme të pranishme në ushqimet shumë të përpunuara është shumë më e lartë tek ata që vuajnë nga alergji të kësaj natyre.

Kjo ndodh pasi ushqimet e ngrira, apo industriale, ndikojnë në luhatje të rënda të barrierës intestinale. Inflamacion dhe reagime alergjike të forta e të shpejta.

Sipas statistikave, sot në SHBA, 67% e kalorive të marra nga një fëmijë mbërrijnë nga ushqimet e përpunuara në mënyrë industriale.

Ky studim është mjaft i rëndësishëm, për të parandaluar rritjen e rasteve të tilla dhe marrjen e masave që prindërit të jenë të kujdesshëm në vlerat ushqimore që i japin të vegjëlve dhe prioritet duhet te jetë reduktimi drastik i konsumimit të ushqimeve komerciale.