Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë merr në shqyrtim luftën Izrael-Palestinë

Pas sulmeve dhe nisjes së luftës në rripin e Gazës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë në shqyrtim çështjen e luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Sipas raportimeve nga Al-Jazeera mësohet se pjesë e trupit gjykues do të jetë edhe gjykatësi dhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të Izraelit, Aharon Barak.

Barak gjithashtu do të shqyrtojë çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit. Barak, përveç se gjykatës është i njohur si një nga personat të cilët i ka mbijetuar Holokaustit.

87-vjeçari izraelit është pjesë e trupës gjyqësore që do të vendosin nëse do të lëshohet një urdhër i përkohshëm që kërkon që Izraeli të ndalojë luftën e tij.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë këtë javë do të fillojë të dëgjojë akuzat e Afrikës së Jugut kundër Izraelit, në lidhje me gjenocidin që po kryhet ndaj palestinezëve në Gaza.