Buxhet me ''hatër'' dhe ''inat'', Kryetarët e Prizrenit, Vushtrisë e Vitisë: Qeveria e Kurtit na ka diskriminuar

Me 742.3 milionë euro në dispozicion për investime, qeveria e Albin Kurtit thotë se u ka dhënë komunave buxhetin më të madh ndonjëherë, por drejtues vendore nga partitë opozitare nuk janë të kënaqur me ndarjen

Komuna e Prizrenit do të ketë 65 milionë e 201 mijë e 979 euro buxhet për vitin 2024, ndërsa kryetari Shaqir Totaj, thotë se qeveria ka treguar qasje jo profesionale dhe diskriminuese.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përforcon akuzat ndaj qeverisë për ndarjen e buxhetit.

Ankesa për të njëjtin vendim ka edhe Sokol Haliti, kryetari i Komunës së Vitisë që për këtë vit ka një buxhet prej 16 653.191 euro.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe lëvizjes Vetëvendosje kanë mohuar akuzat e partive opozitare për ndarjen e buxhetit të vitit 2024!