Lumenjtë dalin nga shtrati, përmbytje të mëdha në Peru
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2023, 10:06
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dramatike në disa zona të Perusë, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës.
Në rajonin e Amazonas, banorët e Condorcanqui u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, në pamundësi për të shpëtuar asgjë, pasi çdo pronë tashmë ndodhet në ujë.
Situata u përkeqësua edhe më shumë pas daljes nga shtrati të disa lumenjve, të cilët shënuan prurje rekord.
Sinoptikanët parashikojnë se reshjet mund të vijojnë dhe për disa ditë, e për këtë arsye iu kërkojnë banorëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos iu afrohen lumenjve.
