Forcat izraelite vazhdojnë bastisjen në Bregun Perëndimor

Izraeli ka kryer një numër bastisjesh në të gjithë Bregun Perëndimor.

Imazhet e publikuara nga Sky News tregojnë autokolonat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit që hyjnë në lagje të ndryshme  me tym që shfaqet pas bastisjeve.

Ka përleshje dhe trazira të rregullta në Bregun Perëndimor shpesh të rënduara nga kolonët izraelitë që kërcënojnë dhe shkaktojnë dhunë ndaj palestinezëve nëse ata nuk heqin dorë nga toka e tyre  gjë që është dënuar edhe nga mbështetësit më të fortë ndërkombëtarë të Izraelit, si SHBA.

Izraeli kryen bastisje të rregullta në Bregun Perëndimor për të arrestuar ose shkatërruar shtëpitë e njerëzve që i konsideron terroristë.  

Hamasi nuk është përgjegjës në këtë zonë dhe asnjë peng nuk po mbahet atje.