Publiku i Sariles edhe gabimi i Elsa Lilës!

Copëza nga Festivali i Këngës 62 në RTSH por më së shumti komentet e gazetarëve edhe artistëve i ndoqa ne media edhe rrjete sociale.

Sot dëgjova 3 performancat më të përfolura, këngën fituese, këngën e Besa Kokdhimës, edhe këngën fantastike por ne vendin e gabuar edhe publikun e gabuar të Elsa Lilës!

Publikut të Sariles edhe "Të Hengsha Zemrën", i cili ka një apasion të vecantë për gjinjte e silikonit, edhe fyturat e botoksit publikut të VIP-ave të BB edhe atyre të Perputhen, gabimisht ju ofrua një performacë si ajo e Elca Lilës!

Një performancë e shkëlqyer në skenën e gabuar, për publikun e gabuar, ku edhe artistët ngatërrojnë gjykimin e artin me gjykimin e artistit njeri!

Për një publik ku mesatarja e njerëzve shikon televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak ne teatër performanca e Lilës ishte e papërshtatshme.

Kur vlerëson një publik ku artisti/artistja është vetëm një objekt, që të pëlqehesh duhet të jesh një grua e zhveshur ose një burrë me fustanellë. Çdo veshje elegante e thjeshtë është e mërzitshme, e përsëritur, thjesht e gabuar.

Ne jemi të qartë edhe i kemi bërë zgjedhjet tona, duam tallava, gjinj, të ndenjura të rrumbullakosura, buzë të fryra, artiste të sheqerosur me 10 fjalë në fjalor edhe Elsa Lila e ka gabim që kërkon vlerësimin tonë.

Arthur Schopenhauer thoshte: po kërkove të ndryshosh shoqërinë, je me fat nëse shpëton gjallë!