Dogana holandeze sekuestron 1 200 kilogramë kokainë të paketuar mes bananeve

Doganierët holandezë kanë sekuestruar pothuajse 1 200 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit, tha sot zyra e prokurorit publik.

Droga, e cila thuhet se u gjet në një kontejner të mbushur me banane, ka një vlerë të shitjes me pakicë prej gati 90 milionë euro (99 milionë dollarë).

Dërgesa e bananeve mbërriti nga Ekuador dhe ishte vendosur të vazhdonte për në Ukrainë. Prokurorët besojnë se as kompania holandeze e importit dhe as destinacioni në Ukrainë nuk janë përfshirë në kontrabandë.

Që atëherë, kokaina është asgjësuar. Vetëm ditë më parë, hetuesit gjetën çanta me rreth 500 kilogramë kokainë me vlerë rreth 37,5 milionë euro në një kontejner nga Kolumbia.

Dhe në gusht u sekuestruan rreth 8 000 kilogramë kokainë me vlerë 600 milionë euro. Kjo e fundit ishte kapja më e madhe e vetme ndonjëherë në port, i cili është një nga pikat kryesore të tranzitit të kokainës që hyn në Evropë.