Si votuan shqiptarët në Serbi? Ragmi Mustafa: Shqiptarët janë mobilizuar rreth një liste të vetme

Të dielën në Serbi u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre e shfrytëzuan edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët patën mundësi që me 17 dhjetor të zgjedhin mes dy listave, atë të Shaip Kamberit dhe atë të Shqiprim Arifit.

Sipas rezultateve, shqiptarët në Kuvendin e Serbisë do të përfaqësohen vetëm nga Shaip Kamberi, i cili ka arritur t’i marrë mbi 13 mijë vota.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa theksoi se shqiptarët janë mobilizuar rreth një liste të vetme.

‘’Natyrisht se tani priten të verifikohen mandatet e deputetëve në parlamentin e Serbisë.

Më vonë në bazë të marrëveshjeve që bëjnë subjektet politike fituese në këto zgjedhje të formojnë dhe qeverinë e re të Serbisë.

Shqiptarët kudo që jetojnë në Serbi janë mobilizuar rreth listët Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nga kjo listë e 4 subjekteve politike, 2 nga Presheva e 2 nga Bujanovci të sigurojnë së paku një mandat në parlamentin serb.

Edhe një deputet shqiptar në parlamentin serb do përcojë zërin e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë'', tha ndër të tjera Mustafa.