Çfarë duhet të bëni për të mbajtur ankthin nën kontroll?
Dashur pa dashur, ankthi bëhet pjesë e jetës dhe përditshmërisë sonë, kui shoqërohet me ndjenja të frikshme që trondisin të gjithë organizmin deri në qelizë.
Ndonëse ndjesia e të qenit të pashpresë është e madhe, ka disa kura natyrale që ndihmojnë në shuarjen e ankthit.
Por nëse asnjë prej këtyre kurave nuk funksionon atëherë duhet të konsultoheni me një mjek specialist.
Izolimi social dhe ankthi
Një studim ka zbuluar se nëse një individ që vuan nga ankthi, ka të paktën një person tek i cili gjen sigurinë emocionale por edhe që ndihmon mirëqenien e tij, ka më shumë shanse të ketë një shëndet të shkëlqyer mendor.
Sipas studimit, izolimi social nxit dhe përkeqëson ankthin dhe simptomat e tij.
Njerëzit që kanë raporte të ngushta dhe të forta me anëtarët e familjes apo shoqërinë, e kanë më të lehtë të fitojnë vetëbesimin dhe të shpëtojnë prej ankthit.
Një njeri besohet të ketë një shëndet të shkëlqyer mendor kur:
1. Arrin të ketë gëzim dhe të marrë kënaqësi nga jeta çdo ditë.
2. Ka mirëqenie psikologjike dhe sociale çdo ditë.
3. Është i çliruar nga ankthi, mendimet e vetëvrasjes dhe varësia nga substancat për të paktën një vit pas një episodi ankthi.
Pas daljes nga "BBVK2", Blero merr vendimin e papritur për jetën
16 Dhjetor, 12:54
Çfarë duhet të bëni për të mbajtur ankthin nën kontroll?
Mos e Teproni me Alkolin. Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve. Por nëse e teproni me alkolin, atëherë do të përballeni me një nivel më të lartë të ankthit.
Rregulli i artë është jo më shumë se një pije alkolike, pra një gotë, në ditë për femrat dhe jo më shumë se 2 pije për meshkujt.
Aktiviteti fizik
Nuk është nevoja të stërviteni si për një maratonë.
Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta.

