Putin: Zhvillimi i Arktikut, një prioritet i pamohueshëm për Rusinë

Presidenti rus, Vladimir Putin e konsideron zhvillimin e Arktikut një prioritet të pamohueshëm, pasi rajoni është i një rëndësie kritike për mbrojtjen, logjistikën dhe energjinë e vendit.

“Zona e Arktikut ka një rëndësi të veçantë strategjike për ne.

Është një rajon me mundësi të mëdha ekonomike,” tha Putin në një takim mbi zhvillimin e vendbanimeve shtylla në zonën Arktike të Rusisë, shkruan Tass.

“Ne e lidhim në masë të madhe forcimin e potencialit energjetik të vendit tonë, zgjerimin e kapaciteteve logjistike, sigurimin e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes me të dhe për këtë arsye zhvillimi i mëtejshëm gjithëpërfshirës i këtyre territoreve është një prioritet i padiskutueshëm për ne”, shtoi presidenti i Rusisë.