E rëndë në Itali/ Bie Zjarr në njëspital, ndërrojnë jetë 4 pacientë, mbi 200 të evakuuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2023, 07:53
Të paktën katër persona humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu gjatë mbrëmjes në spitalin e Tivolit, në periferi të Romës.
Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, bëhet fjalë për dy persona të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, një i tretë si pasojë e një ataku kardiak si dhe një pacient tjetër.
Rreth 200 pacientë u larguan nga godina. Mes tyre janë 7 fëmijë dhe një grua shtatzënë, si dhe pacientët me Covid që ndodheshin në pavijonin e katit të parë.
Flakët janë shuar, por evakuimi i spitalit, i mbushur me tym, vazhdon ende. Rreth 150 pacientë janë transferuar ndërsa dyzet të tjerë janë ende brenda objektit.

