“Jemi plotësisht me Xavi”… Laporta kërkon kualifikimin për t'ia kushtuar Gavit...
Xavi ka pësuar disa kritika pas ndeshjeve të fundit të formacionit culé, në fundjavë ai barazoi me Rayo Vallecano (1-1) në La Ligën spanjole.
Skuadra e drejtuar nga ish-lojtari nuk ka qenë bindëse, pavarësisht fillimit të shkëlqyer të sezonit. Në prag të ndeshjes mes Barcelonës dhe FC Porto (e martë, ora 21:00), Laporta, president i klubit, siguroi se trajneri nuk e ka vendin në rrezik.
"Ai është trajneri ynë dhe ne jemi shumë krenarë që e kemi. Jemi plotësisht me të, me gjithë besimin. Me përjashtim të Gavi, ai tani i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, duke përfshirë disa të rëndësishëm si De Jong dhe Pedri. Ai arriti të kapërcejë një skenar me kaq shumë dëmtime dhe nuk ishte e lehtë. Unë fola me të pas ndeshjes me Rayo Vellacano dhe ai është shumë i motivuar. Xavi po bën një punë të mirë”, - tha ai në një prononcim për 'TV3'.
Presidenti i Barcelonës parashikoi edhe ndeshjen me FC Porto: "Jam i bindur se skuadra do të jetë e vendosur për të fituar ndeshjen dhe do të jetë në gjendje t'ia kushtojë triumfin dhe kualifikimin Gavit. Kundër FC Porto shpresoj që të bëjmë një lojë të shkëlqyer dhe të kualifikohemi."
