"Derbi i Italisë" nuk ka fitues, Juve dhe Inter i gëzohen një pike në luftën për titull
Ka përfunduar Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit.
Sfida e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 13 të Serie A përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Të dyja golat u shënuan në pjesën e parë të lojës.
Ishin bardhezinjtë ata që shënuan të parët dhe ishin më kërkues që në fillim.
Pas një kundërsulmi, Vlahoviç dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27′.
Nuk vonoi kundërpërgjigjja e zikaltërve vetëm 6 minuta më vonë.
Pas një zbritjeje të bukur, Thuram jep një top në qëndër të zonës aty ku Lautaro nuk gabon.
Më pas Interi ishte më zotërues në fushën e lojës.
Në pjesën e dytë skuadrat bënë zëvëndësime të shumta, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin.
Në fund pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që mori vendin e turkut Calhanoglu për skuadrën e Interit.
Këtij barazimi i gëzohet më shumë Inter që mbetet e para me 32 pikë, 2 më shumë se Juve e vendit të dytë.