Sërish protesta në Madrid kundër qeverisë së Pedro Sanchez
Dhjetra-mijëra spanjollë vijojnë protestat e dhunshme në Madrid kundër qeverisë së Pedro Sanchez, teksa kabineti I ri pritet të betohet këtë fundjavë për marrjen e detyrës.
Që pas rizgjedhjes së tij si kryeministër mbrëmjen e së enjtes, mediat raportojnë se demosturuesit janë dyndur në rrugët dhe sheshet kryesore.
Me flamuj të BE në duar, thirrje kundër qeverisë dhe përpjekje për të dëmtuar selinë e partisë socialiste me sende të forta, demostruesit pretendojnë se po përpiqen të mbrojnë demokracinë e vendit nga një grusht shteti.
Ata janë kundër një marrëveshje mes qeverisë së Spanjës dhe partive separatiste katalanase mbi një amnisti të mundshme për personat e përfshirë në lëvizjen për pavarësi të Katalonjës.
Sanchez ka negociuar për të marrë mbështetjen e partive separatiste katalanase në përpjekje për të formuar qeverinë e re dhe për të mbajtur koalicionin e qendrës së majtë në pushtet, pas zgjedhjeve jo përfundimtare që u zhvilluan në korrik.
Ai mori votbesimin në parlament më 16 nëntor, me shumicë absolute prej 8 partive me 179 vota pro.
Kundër tij votuan 171 deputetë të Partisë Popullore konservatore, të ekstremit të djathtë Vox dhe një deputet nga partia e Dy partitë separatiste kishin kërkuar një amnisti që do të përfshinte liderët e tyre që u larguan nga Spanja pas përpjekjes për shkëputje të vitit 2017, në këmbim të votave të tyre, mes koncesioneve të tjera.
Kjo ka zemëruar shumë në Spanjë, të cilët e akuzojnë Sanchezin se është përkulur ndaj shkelësve të ligjit.
Protestat e mbështetura nga partia e ekstremit të djathtë Vox, përfunduan në përleshje të dhunshme me policinë, djegie të kazanëve të plehrave, bizneseve pranë zonës dhe arrestimin e dhjetëra pjesëmarrësve.
