BE heton edhe “AliExpress”-in/ Kërkohen masat për mbrojtjen e konsumatorit për produktet e paligjshme

Gjiganti “Ali Expres” nuk i ka shpëtuar hetimeve të BE. Gjigantit kinez i është kërkuar informacion mbi masat që ka marrë për mbrojtjen e konsumatorit për prodhimet e paligjshme. Më herët investigim ka nisur edhe ndaj META, tik tok dhe x

Bashkimi Evropian ka njoftuar këtë të hënë nisjen e një hetimi ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike, “AliExpress”.

Ndaj tij janë kërkuar më shumë detaje se çfarë masash po merr për të mbrojtur konsumatorët në internet nga produktet e paligjshme.

Në deklaratën për mediet thuhet se kompanisë i është dërguar kërkesë zyrtare për informacion dhe përgjigja duhet të jepet para datës 27 nëntor për t'u përgjigjur.

“Duam të dimë se si AliExpress do të përputhet me detyrimet në lidhje me vlerësimet e rrezikut dhe masat zbutëse për të mbrojtur konsumatorët në internet, veçanërisht në lidhje me shpërndarjen e produkteve siç janë ilaçet e rreme”, thuhet njoftim.

Ky është hapi i parë i procesit të hetimit, sipas ligjit të ri të BE, Aktit të Shërbimeve Dixhitale, që hyri në fuqi në gusht dhe synon të frenojë përhapjen e mallra dhe përmbajtjeve ilegale në internet.

Europa ka nisur tashmë hetimet edhe ndaj Meta, TikTok dhe X, duke kërkuar më shumë detaje se si ata kanë vepruar kundër dezinformimit.

Platformat përballen me gjoba që mund të shkojnë deri në 6% të xhiros globale për shkelje.

Zbatuesi më i lartë i teknologjisë në BE, Thierry Breton, theksoi se Akti i Shërbimeve Dixhitale nuk ishte vetëm për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin në internet.

“Është gjithashtu atje për të siguruar heqjen e produkteve të paligjshme ose të pasigurta të shitura nëpërmjet platformave të tregtisë elektronike”, shtoi ai.