Netanyahu: Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e të gjithë pengjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2023, 21:12
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu refuzoi sërish të dielën thirrjet për një armëpushim në Gaza derisa të kthehen të gjithë pengjet e marra nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit.
“ Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e pengjeve tanë, këtë ua themi armiqve dhe miqve tanë. Ne do të vazhdojmë derisa t’i mposhtim ata ,” i tha Netanyahu Reuters nga baza ajrore Ramon në jug të Izraelit që vizitoi sot, duke përsëritur qëndrimin e qeverisë.
Sakaq ditën e sotme sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken pati një takim me kreun palestinez Mammoud Abas.
Ka patur shumë thirrje nga shtete të ndryshme për vendosjen e një armëpushimi në Gaza. Megjthatë qeveria izraelite ka hedhur poshtë çdo mundësi dhe po vijon pushtimin tokësor në Gaza.

