VIDEO/ “Jam me fat që jam gjallë”, serfisti sulmohet e tërhiqet zvarrë nga balena
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 14:25
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Australi, ku një serfist është sulmuar nga një balenë.
Balena sulmoi serfistin 55-vjeçar dhe përmbysi dërrasën e tij. Por nuk u ndal me kaq, pasi gjitari e tërhoqi zvarrë nën ujë.
“Të jem i sinqertë, ndoshta më tërhoqi zvarrë disa metra nën ujë. Mendova se gjithçka kishte marrë fund, derisa dalëngadalë dola në sipërfaqe”, tha 55-vjeçari.
“Jam me fat që jam gjallë”, ka thënë Jason Breen, i cili ka kapur ngjarjen tronditëse me kamerën e trupit.
