Lufta në Gaza, Hamasi liron dy pengje amerikane: E bëmë për arsye humanitare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2023, 21:19
Hamasi ka liruar dy pengje amerikane, një nënë dhe vajzën e saj.
Sipas zëdhënësit të lartë të Hamas, lirimi i pengjeve u bë për arsye humanitare.
Ai u shpreh se ky vendim ishte në përgjigje të përpjekjeve të ndërmjetësimit të Katarit dhe për ti provuar popullit Amerikan dhe botës, se pretendimet e bëra nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza.
Që prej datës 7 tetor, që përkon me sulmin terrorist ndaj Izraelit, Hamasi ka rrëmbyer qindra pengje.
