Tërshana: Izraeli po rikuperon, ka hedhur mbi 100 mijë ton bomba në Gaza kundrejt pikave të Hamasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2023, 22:50
Në “Drejt” nga Luan Rama, Drtian Tërshana, me një lidhje Skype nga Be’er Sheva e izraelit të Jugut tha se po merren nën kontroll zonat që kanë qenë të pushtuara nga Hamasi dhe ku janë kryer masakra.
Tërshana: Jetoj prej vitesh në Izrael. Jam pothuajse në zemër të shkretëtirës dhe rreth 45 km larg Gazës. Është momenti të rikuperojmë dhe të marrim nën kontroll zonat që kanë qenë të pushtuara nga Hamasi dhe ku janë kryer masakra. Kanë vrarë popullsisë civile dhe të pafajshme.
Çdo minuta kemi avionë që kalojnë mbi kokat tona. Mund të kenë hedhur mbi 100 mijë tonë bomba dhe kanë goditur çdo pikë strategjike dhe në çdo vend ku mendohet se po prodhohet ku arsenal raketash. Pasdite ka pas bombardim edhe nga Hamasi, sidomos në qytete të tjera.
