Spitali i Gazës jashtë shërbimit pas sulmeve ajrore nga Izraeli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2023, 17:29
Shërbimet në spitalin e vetëm funksional në lagjen Beit Hanoun të Gazës janë pezulluar për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore izraelite, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Dëmet e shumta të shkaktuara nga sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite bllokuan aftësinë e ekipeve mjekësore për të hyrë ose dalë nga ndërtesa, tha Ministria e Shëndetësisë.
Ministria pretendoi se nëntë ambulanca ishin shënjestruar që nga e shtuna.
