Protestoi kundër luftës në Ukrainë live në televizion, gjykata në Moskë dënon gazetaren ruse me 8 vite burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 15:20
Një gjykatë në Moskë e ka dënuar gazetaren Marina Ovsyannikova, me tetë vjet e gjysmë burgim, për shkak se ka protestuar në një edicion të drejtpërdrejtë të lajmeve kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.
Kjo 45-vjeçare, e cila është gjykuar në mungesë, është shpallur fajtore për “përhapje të informacionit të rremë” për ushtrinë ruse.
