Pope: OKB synon të ndryshojë imazhin e migracionit
Drejtoresha e re e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Amy Pope theksoi sot përfitimet e migracionit të ligjshëm dhe u zotua të kundërshtojë imazhin negativ në shumë vende të destinacionit.
Pope, e cila zëvendësoi António Vitorino në krye të organit të OKB-së, tha një ditë pas marrjes së detyrës se kërkohej një sistem që do t’i lejonte migrantët dhe vendet e destinacionit të përfitonin.
“Migrimi i ligjshëm ishte i mirë për ekonominë dhe duhet të promovohet”, tha Pope.
Ajo vuri në dukje prova bindëse se migrimi gjeneron prosperitet, promovon inovacionin dhe mund të ndihmojë shoqëritë në plakje.
“IOM-i, i cili financohet nga 175 shtetet anëtare, do t’i kushtojë vëmendje sektorit privat që mbështet migrimin për të mbledhur më shumë fonde”, tha ajo.
Pope vlerësoi përpjekjet e organizatave private për shpëtimin e migrantëve me varka në rajonin e Mesdheut.
“Ne vlerësojmë punën e kujtdo që mbështet migrantët në vështirësi”, tha ajo.
Ajo renditi shkaqet e migrimit si ndryshimet klimatike, dhuna dhe mungesa e perspektivës.
Mungesa e rrugëve ligjore i shtyu migrantët të aplikonin për azil në një proces që kërkonte kohë dhe shpesh çoi në refuzime. Kjo mbingarkoi sistemet e azilit të nevojshëm për njerëzit që përballen me persekutim ne vendet e tyre”, shtoi Pope.


