Sulmi në Kosovë, Abrashi: Organet e drejtësisë po vijojnë hetimet për aktin terrorist
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 20:45
Artan Abrashi, deputet i Vetëvendosjes në një intervistë për Ora News foli për situatën në Kosovë. Abrashi theksoi se organet hetimore në Kosovë po vijojnë hetimet për aktin terrorist.
"Serbia po e kërcënon rajonin. Sanksionet në masat ekonomike ndaj Serbisë duhet të ishin më e pakta. Organet hetimore të drejtësisë po vijojnë të hetojnë për aktin terrorist.
Serbia duhet të marrë masa. Kosova është e gatshme të përballojë të gjitha situatat. Mbështetja e rajonit dhe e Shqipërisë është shumë e nevojshme", tha ndër të tjera Abrashi.
