U eliminuan si çift, Gleni dhe Artemis flasin për herë të parë pas daljes nga emisioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 08:18
Gleni dhe Artemis ishin 2 të eliminuarit e puntatës së fundit të emisionit "Love Island".
Ata kanë folur për herë të parë pas eliminimit për emocionet që u dha ky spektakël.
Gleni ishte ai që ra dakort me vendimin që morën vajzat për të, ndërsa Artemis ka shprehur se po krijonte diçka dhe nuk e meritonte të dilte.
Gleni: Ishte eksperiencë shumë e bukur dhe kam njohur shokë për gjithë jetën. Stivi po krijonte një lidhje me Ildën, vajzat morën vendimin e duhur.
Artemis: Ishte eksperiencë shumë e bukur që mendoj s’do e përjetojmë ndonjëherë diku tjetër. Se di pse ishullorët më zgjodhën mua për të dalë, isha ndryshe nga Sofiela sepse po krijoja diçka aty brenda.

