"Zëri më i bukur në botë Alban!" Për kë e ka Kiara Tito?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2023, 14:50
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish-banorë të spektaklit televiziv "BBV2", nga ku Luizi u shpall dhe fituesi.
Çifti gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë, e cila vazhdon dhe jashtë.
Ato janë tepër aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Ditën e djeshme Luizi ka publikuar një cover të “Can’t help falling in love” nga Elvis Presley, nga ku nuk ka munguar dhe suporti i Kiarës, e cila e ka ripostuar këngën në faqen e saj në rrjetin social "Instagram" dhe e ka konsideruar zërin e tij më të bukurin në botë.

