Mblidhen fansat e “Harley Davidson”, adhuruesit e motorave festë dhe spektakël në kryeqytet
Adhuruesit e motorëve, veçanërisht të atyre që përdorin Harley Davidson, janë mbledhur në kryeqytetin shqiptar në festë.
Eventi i organizuar nga grupi motorist "Im Singers" në ish-fushën e aviacionit u ndoq me kureshtje nga familjarë dhe qytetarë të cilët shijuan më pas dhe paradën e motorristëve.
Mes muzikës, birrave dhe ushqimit të mirë përformuesit konfirmuan dhe pjesëmarrjen e motorristëve nga Kosova.
Përveç përformacës, të apasionuarit pas motorëve kanë arritur të prekin nga afër motorë të modeleve të ndryshme që qëndruan të ekspozuara.
Kjo nuk është hera e parë që grupi organizon një event të tillë, spektakle të tilla janë dhuruar dhe në sheshin Nënë Tereza duke dhuruar për të gjithë të apasionuarit pas shpejtësisë, por sigurisht gara që nuk rrezikojnë jetën e askujt.
