Akuzat ndaj Lajçak, Çobani: Toni ishte jo diplomatik, Kurti po kritikohet vetëm për Asociacionin
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 18:49
Gazetari Genci Çobani përmes një lidhje "Skype" foli për Ora News për akuzat që Kurti ka bërë ndaj Lajçak. Çobani theksoi se toni i përdorur ishte jo diplomatik por qëndrimi i Kurtit ishte për të përfituar sa më shumë për Kosovën.
"Qëndrimi i Kurtit ishte për të përfituar sa më shumë për Kosovën. Toni ishte jo diplomatik. E vetmja pikë ku po kritikohet Kurti është cështja e asociacionit. Kurti ka treguar se nuk është aq amator në diplomaci.
Franca dhe Gjermania ndikojnë njëra tek Kosova tjetra tek Serbia. Nuk është në të mirën e Kosovës që opozita të dalë me atë gjuhë që ka dalë deri tani. Albin Kurti kërkon mbështetje, sidomos nga Shqipëria", tha ndër të tjera Çobani.
