Morata: Luis Alberto? Një nga lojtarët më të nënvlerësuar në këto 25 vite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 07:34
Alvaro Morata ka dalë në konferencë për mediet në krah të trajnerit Diego Siomeone, në prag të ndeshjes Lazio-Atletico Madrid, e vlefshme për Champions League.
Morata është pyetur në veçanti për një nga lojtarët më në formë të momentit te Lazio, Luis Alberton dhe sulmuesi i Atleticos u shpreh se e njeh që 12 vjeç, ndërsa shton se është një nga lojtarët më të nënvlerësuar ne vendin e tyre.
“E kam njohur që kur ishim 12-13 vjeç. Ai më duket se është një nga lojtarët më të nënvlerësuar të 25 viteve të fundit në Spanjë. Ai është teknik, ka personalitet, e konsideroj shumë shumë të fortë”-deklaroi Morata.