Aksident i rëndë në Romë, autobusi me emigrantë përplaset kokë më kokë me një automjet, 2 të vdekur, 25 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 08:50
Dy drejtues mjetesh humbën jetën dhe 25 emigrantë u plagosën, disa prej tyre rëndë, në një aksident rrugor në autostradën A1, pranë Fiano Romano në Romë.
Një nga autobusët, në përdorim nga Prefektura e Agrigentos, i cili po transferonte emigrantët nga Porto Empedocle në qendrat e pritjes në Piemonte, u përplas kokë më kokë me një automjet.
Dy drejtuesit e mjeteve, të dy italianë, kanë humbur jetën. Emigrantët që udhëtonin në autobus kishin zbritur në Lampedusa ditët e fundit.

