I burgosuri që u arratis duke u kacavjerrë në murin e burgut, kapet pas dy javësh

Dy javë ka zgjatur arratia e Danelo Cavalcante, i dënuari i cili u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu i Pensilvanisë, vetëm një javë pasi nisi burgimin e përjetshëm për vrasje.

Ngjarja e bujshme ngriti “në këmbë” autoritetet amerikane të cilat organizuan një operacion masiv për kapjen e të dënuarit.

“Danelo Cavalcante, 34 vjeç, u arrestua në një zonë të pyllëzuar brenda perimetrit të sigurisë të ngritur nga policia”, thotë një burim brenda grupit hetimor.

Braziliani u arratis nga burgu, duke u kacavjerrë në murin e burgut. Policia hodhi në terren më shumë se 500 oficerë policie për të rënë në gjurmët e tij.

34-vjeçari u dënua muajin e kaluar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël në prill 2021.

Pamjet e mediave lokale u bënë jehonë pamjeve ku Cavalcante shihej duke u kacavjerrë në pjesën e murit me këmbë dhe me duar.

“Nëse e shihni mos iu afroni, kontaktoni me autoritetet pasi konsiderohet shumë i rrezikshëm”, tha prokurorja e Chester, Deb Ryan.