VIDEO/ Gazetarja spanjolle ngacmohet se*sualisht "live" teksa raportonte

Një gazetare është ngacmuar seksualisht në Spanjë teksa ishte duke raportuar. Një djalë duket teksa vjen nga prapa dhe e prek gazetaren në fundshpinë.

Gazetarja ishte në rrugët e Madridit dhe kjo ngjarje ndodh vetëm disa ditë pasi presidenti i Federatës Spanjolle Rubiales puthi në buzë kapitenen e ekipit spanjoll të futbollit Hermoso.

Më pas gjatë ditës policia arrestoi autorin e ngacmimit seksual ndaj gazetares.