Zonja e Parë e SHBA-ve infektohet sërish me Covid-19, Presidenti Biden rezulton negativ
Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, është infektuar sërish me virusin e Covid-19 të hënën në mbrëmje dhe po përjeton simptoma të lehta, njofton Shtëpia e Bardhë.
72-vjeçarja, e cila është vaksinuar dhe ka marrë përforcues, do të qëndrojë në shtëpi në Rehoboth Beach, Delaëare, ku ajo dhe presidenti Joe Biden kaluan një pjesë të fundjavës.
Presidenti Amerikan sipas Shtëpisë së Bardhë rezultoi negativ për virusin pas testimit të kryer. Më pas Presidenti u kthye në Uashington DC vetëm të hënën mbrëma.
Biden, 80 vjeç, “do të testohet rregullisht këtë javë dhe do të monitorojë për simptoma”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zonja Biden doli për herë të fundit pozitive për Covid në gusht 2022, disa javë pas infektimit të Biden. Asokohe të dy e kaluan infektimin me simptoma të lehta.
Testi pozitiv i gruas së tij vjen përpara një jave të ngarkuar për presidentin.
Ai do të udhëtojë në samitin e G20 në Indi të enjten, përpara një vizite të planifikuar për në Hanoi të dielën, ku do të takohet me liderët vietnamezë.
