"Terroristët" sfidojnë Kosovën, Isufi: Policia ka një të dyshuar për kërcënimet ndaj ministrit, zgjedhjet në fund të shtatorit
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 17:46
Gazetari Venhar Isufi përmes një lidhje "Skype" foli për Ora News për rastin e kërcënimit të ministrit të Brendshëm të Kosovës si dhe për zgjedhjet në Veri të Kosovës. Xhelal Svecla u kërcënua me jetë nga organizata serbe, dhe sipas Isufit policia e ka një të dyshuar.
"Pjesëtarë të kësaj organizate nuk ndodhen brenda territorit të Kosovës. Policia e ka një person të dyshuar për kërcënimet ndaj ministrit të brendshëm Svecla.
Mund të kemi një tensionim të situatës në veri të Kosovës, por deri tani situata është e qetë. Zgjedhjet në Kosovë mund të mbahen nga fundi i shtatorit", tha ndër të tjera Isufi.
