Von Cramon: Vizat të mos lidhen me dialogun, qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë nga 1 janari 2024

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit frances Emmanuel Macron në lidhje me vozat për qytetaret e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Von Cramon ka shkruar se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave pas një zvarritje të gjatë.

Ajo bashkë me një grup eurodeptuetësh kanë thënë se dëshirojnë ta bëjnë të qartë se lëvizja e lirë pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

“BE-ja duhet ta mbaj premtimin e saj për të lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë nga 1 janari 2024”, ka shkruar Cramon.