Ish-ministri i Jashtëm slloven, Korcok kandidon për president
Ish-ministri i jashtëm sllovak, Ivan Korcok, 59 vjeç, njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të pranverës së ardhshme, në të cilat presidentja aktuale Zuzana Čaputová nuk është më kandidate.
Korcok, i cili kandidon si një kandidat jopartiak, shërbeu si ministër i Jashtëm nga viti 2020 deri në vitin 2022.
Përpara emërimit si ministër i Jashtëm, diplomati i karrierës, ndër të tjera, ishte sekretar i Shtetit dhe ambasador i Sllovakisë në Gjermani (2005-2009) dhe në Shtetet e Bashkuara (2018-2020).
Në Sllovaki, kreu i shtetit zgjidhet drejtpërdrejt nga populli për një mandat pesëvjeçar. Korcok aktualisht konsiderohet si favorit për zgjedhjet, data e saktë e të cilave ende nuk është caktuar.
Rivali i tij më i shquar deri më tani është një tjetër ish-ministër i Jashtëm, Jan Kubis. Ashtu si Korcoku, edhe ai nuk ka lidhje partiake. Ai ishte ministër i Jashtëm nga viti 2006 deri në vitin 2009.


