"Paqe" mes dy liderave, Forumi Strategjik i Bledit në Lubjanë bën bashkë Kurtin dhe Ramën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, një ditë para konferencës së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni. Ajo që spikat është takimi me Albin Kurtin, me të cilin siç shihet ka shtrënguar duart i buzëqeshur.

Qëllimi i Forumit të Bledit është të inkurajojë pjesëmarrësit, për të diskutuar rreth sfidave rajonale dhe globale.

"Lubjanë, Slloveni - Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër", shkruan Rama bashkëngjitur fotove në fjalë.